Challandesi sërish rezulton pozitiv me Covid-19
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në testin e dytë.
“Në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj, ekipin përfaqësues në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në përfaqësues edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
(Epoka e re)