Challandesi zbulon dy mungesat e Kosovës
18 mars 2019
| 12:51
Mesfushori i Lazios, Valon Berisha dhe ai i Zurich, Hekuran Kryeziu nuk janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, por mund të rikthehen për ndeshjen me Bullgarinë.
“Valoni është i lënduar, por e kemi Celinën në atë pozitë, i cili po luan mirë më Sëansea. Hekurani u lëndua, mendoj se nuk është shumë serioze dhe e enjtja është afër, por e presim. Ndoshta në lojën e parë nuk mund të luajë, por në të dytën llogarisim në të”, ka thënë Bernard Challandes, trajner i Kosovës.
Kosova më 21 mars takohet me Danimarkën në ndeshje miqësore, kurse tri ditë më vonë luan ndaj Bullgarisë në kualifikueset për “Euro 2020”.
/Epoka e re/