Challandesi zbulon listën për ndeshjet ndaj Ishujve Faroe dhe Azerbajxhanit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike emëroren e futbollistëve të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit, më 7 shtator në Baku dhe kundër Ishujve Faroe, më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grumbullimi i futbollistëve do të nisë të hënën më 3 shtator në hotel “Emerald”, derisa dy stërvitje do të mbahen në Kosovë para udhëtimit në Baku.
Lista e futbollistëve:
Samir Ujkani (Cykur Rizespor), Faton Maloku (FK Kukësi), Visar Bekaj (FC Prishtina), Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb), Fidan Aliti (KS Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Royal Excel Mouscron), Ardian Ismajli (HNK Hajduk Split), Kastriot Dërmaku (Cosenza Calcio), Leart Paqarada (SV Sandhausen), Benjamin Kololli (FC Zurich), Jetmir Krasniqi (FC Lugano), Arbenit Xhemajli (FC Neuchatel Xamax), Hekuran Kryeziu (FC Zurich), Herolind Shala (IK Start), Idriz Voca (FC Luzern), Bernard Berisha (Akhmat FC), Arbër Zeneli (SC Heerenveen), Milot Rashica (SV Werder Bremen), Edon Zhegrova (K.R.C. Genk), Bersant Celina (Swansea City A.F.C.), Elbasan Rashani (Odds BK), Donis Avdijaj (FC Willem II), Vedat Muriqi (Caykur Rizespor), Atdhe Nuhiu (FC Sheffield Wednesday).
/Epoka e re/