
Challandesi zbulon se a do të luajë Muriqi ndaj Çekisë
11 nëntor 2019
| 14:19
Trajneri Bernard Challandes, ka thënë se sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi me gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen që “dardanët” e zhvillojnë të enjten ndaj Çekisë.
“Muriqi ka luajtur në Rizespor, por e tregoi nivelin e tij edhe në Fenerbahçe. Ka pasur ndikim pozitiv transferimi i tij te Feneri. Jemi të kënaqur me zhvillimin e tij. Ai është paksa i lënduar, po flasim me të. Ka dhimbje, por është më mirë. Shpresojmë që deri të enjten të jetë OK”, ka thënë Challandes.
/Epoka e re/