Challandesi zbulon se a do të luajnë Hadërgjonajn dhe Sadiku për Kosovën

04 mars 2019 | 11:29

Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku nuk do të jenë pjesë e Përfaqësues së Kosovës as për ndeshjet e marsit, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Kështu ka thënë trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë” në “Super Sport Kosova”.

“Nuk e di pse dhe kush po flet kaq shumë për ta. Është raportuar shumë në rrjetet sociale se ata do të vijnë, por kjo nuk qëndron. Të them të drejtën kam shumë kontakte me lojtarë që duan të vijnë, por nuk mund të flas asnjëherë sepse mund të jua prish planet atyre. Ajo që mund të them është se për dy ndeshjet e ardhshme nuk do të ketë asnjë futbollist të ri”, ka thënë Challandes.

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Asoc. dr. Ismet Temaj, u.d. rektor në universitetin “Ukshin…