Challendes sot zyrtarizohet në krye të Kosovës
Sot (e premte) fillon një etapë e re për futbollin e Kosovës, pasi për herë të parë në krye të Përfaqësues A do të emërohet një trajner i huaj.
Fjala është për trajnerin zviceran Bernard Challendes, i cili do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit, i cili në përfundim të kualifikuesve për Kupën e Botës “Rusi 2018” kishte dhënë dorëheqje.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të enjten ka njoftuar se presidenti Vokrri do të mbajë të premten konferencë për medie në orën 11:30, por pa dhënë detaje të tjera. Gazeta ka mësuar se në këtë konferencë do të bëhet zyrtarizimi i trajnerit 66-vjeçar, që e në të kaluarën ka punuar në klubet si Zurich, Sion, Thun, Xamax, Young Boys, kurse ishte edhe përzgjedhës i Armenisë. Ndërsa më pas FFK-ja do të mbajë nga ora 17:00 në ambientet e hotel “Emerald”, Kuvendin e Rregullt të Punës.
(Veton ZYMBERI)