Challendesi kërkon fitore ndaj Shqipërisë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të dielën ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë, e cila zhvillohet më 29 maj në Zvicër.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, kërkon fitore, edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore.
“Detyra ime është të punoj dhe ta përgatis ekipin për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe për të qenë gati në muajin shtator. Nuk kemi shumë ndryshime. Është mirë që lojtarët t’i kemi të gjithë për t’u përgatitur sa më mirë në muajin shtator. Do t’ua jap mundësinë të gjithë futbollistëve ndaj Shqipërisë”, ka thënë Challendes, duke shtuar: “Shqipëria është skuadër shumë e fortë, por për mua e rëndësishme është të përgatitemi kundër Azerbajxhanit në muajin shtator. Gjithsesi kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje”.