Charlie Hebdo godet sërish. Meghan si George Floyd, mbretëresha e “mbyt”
“Jo satirë, ne jemi britanikë”. Karikatura në faqen e parë të së përjavshmes satirike franceze, Charlie Hebdo, nuk u prit mirë nga britanikët. Në të shfaqet Mbretëresha Elizabeth që shtyp gruan e Princit Harry në tokë me gjurin në qafë si në rastin e afro-amerikanit të vrarë nga një oficer policie në Minneapolis.
“Pse Meghan u largua nga Buckingham?”, është titulli. Përgjigjja të kujton fjalët e fundit të George Floyd: “Sepse nuk mund të merrja më frymë”. Një koment “alla Charlie” ky lidhur me intervistën në të cilën Meghan tha se ishte në prag të vetëvrasjes për shkak të mënyrës se si u trajtua nga oborri Windsor. Nga intervista me Oprah Winfrey, gjithashtu dolën akuza për racizëm kundër mbretërve britanikë.
Shtypi konservator britanik reagoi furishëm, por disa dënime të fundit të Charlie, i njohur për karikaturat e tij të diskutueshme për Mohamedin, erdhën gjithashtu nga organizata që luftonin kundër racizmit.
Sipas një sondazhi të YouGov, popullariteti i Princit Harry dhe gruas së tij ra në Mbretërinë e Bashkuar pas intervistës: 15 dhe 13 pikë më poshtë, përkatësisht, në më pak se dy javë.
Karikatura, e cila përmend vdekjen e George Floyd, shkaktoi protesta në të gjithë Britaninë e Madhe: “Charlie Hebdo është i rremë në të gjitha nivelet”, shkroi në Twitter Halima Begum, kryetare e grupit kundër racizmit, Runnymede Trust.
“Mbretëresha si vrasësi i George Floyd që shtyp qafën e Meghan? Meghan që thotë se nuk mund të marrë frymë?”, vazhdon postimi, është diçka që kalon çdo kufi, që nuk bën të qeshë askënd dhe nuk dëmton racizmin. Redukton problemin dhe shkakton fyerje në të gjitha nivelet.”
Të indinjuar janë gjithashtu edhe “Black and Asian Lawyers For Justice”. Sipas tyre, është një kopertinë e një racizmi skandaloz, të neveritshëm dhe fashist”, tha ai. Për një grup tjetër anti-racist është “një përgjigje mediokre dhe e menduar keq nga Charlie Hebdo që përkeqëson problemin. Kjo formë e thjeshtë e satirës nuk ka vend në luftën kundër racizmit”.