
Charlie Hebdo provokon me karikaturat pas përplasjes Trump-Zelensky
Përplasja e ashpër mes Donald Trump, zëvendësit të tij JD Vance dhe presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky shkaktoi jo pak zhurmë, e mesa duket, do të vijojë të shkaktojë polemika edhe për shumë kohë.
Ngjarja e paprecedentë është komentuar si e trupshme për krerët amerikanë të shtetit, për sjelljen e tyre bullizuese ndaj presidentit Zelensky, megjithatë nga ana tjetër, të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbrojtur, duke thënë se presidenti ukrainas i provokoi.
Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa i shpëtuar lapsave të karikaturistëve të famshëm të revistës franceze Charlie Hebdo.
Në tre karikatura të ndryshme, revista franceze e paraqet Trumpin në një sfilatë mode, i veshur me uniformë ushtarake ruse teksa tërheq Zelenskin të lidhur me zinxhirë. Në një tjetër, Trump shfaqet duke urinuar mbi një Zelensky të urtë dhe që qëndron pa lëvizur teksa shfaqet shprehja “Amerika është kthyer”. Në karikaturën e tretë, Trump e paraqet Zelenskyn të veshur me kostum, vetëm se këtë herë kostumi i tij është një qese e zezë nga ato që përdoren për të mbështjellë trupat e pajetë.