Charlotte mposhti Bostonin

20 nëntor 2018 | 13:39

Bostoni ka dalë kokë ulur nga përballja me Charlotte, pasi skuadra e Celtics u mund 117-112 nga vendasit, ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, me të dyja ekipet që e kërkuan fitoren deri në fund.

Kemba Walker me 43 pikë ishte vendimtar për Charlotte, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 11 asistime të Irving për mysafirët. Fiton skuadra e Philadelphias, që mundi 119-114 Phoenixin, sfidë me dy pamje, më e mirë për miqtë në të parën (Booker 37 pikë). Ndërsa në pjesën e dytë u dalluan vendasit, me Embiid që realizoi 37 pikë e 17 rebound. Moment i mirë për ekipin e Clippers në NBA, që korri suksesin e pestë radhazi, me kalifornianët që mundë 127-119 Atlantën në fushën e këtij të fundit. Young realizoi 25 pikë e 12 asistime për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippersat u dallua dyshja Harrell-Harris, që së bashku realizuan 49 pikë, raporton “Telesport”.

Moment i mirë për Milwaukee, që mundi 104-98 Denverin, ndeshje me rivalitet, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo me 29 pikë e 12 rebaund.

Rezultatet

Charlotte – Boston                   117-112
Detroit – Cleveland                  113-102
Indiana – Utah Jazz                  121-94
Philadelphia – Phoenix            119-114
Atlanta – Clippers                     119-127
Memphis – Dallas                     98-88
Milwaukee – Denver                104-98
New Orleans – San Antonio    140-126
Sacramento – Oklahoma         117-113

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe lideri i Partisë Socialdemokrate…