
“ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane
29 prill 2025
| 08:12
ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re.
Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vjet duke marrë diagnoza të gabuara, shkruan nypost.
E dëshpëruar, amerikanja nga North Carolina iu drejtua ChatGPT-së, i cili sugjeroi se mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos — një sëmundje autoimune që sulmon tiroiden.
Pavarësisht skepticizmit të mjekëve, ajo këmbënguli për një ekzaminim të tiroides dhe u diagnostikua me kancer.
Bannon beson se pa ndihmën e ChatGPT-së gjendja e saj dhe kanceri do të kishin mbetur të pazbuluar.
Ajo tani përballet me monitorim dhe rehabilitim të përjetshëm.