
Chebbi dhe Camaras marrin çmimet MVP në Kupën e Kosovës
Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë. Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale.
Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i Final 4 të Kupës së Kosovës. Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në “play-off” të kampionatit. Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt. Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në play-off të kampionatit. Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt.
Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht nga Istogu në ndeshjen vendimtare.