Chelsea, 50 milionë euro për Donnaruman
13 qershor 2018
| 15:23
Skuadra e Chelseat ka ofruar 50 milionë euro për blerjen e Gianluigi Donnarumas nga AC Milan, raporton “The Sun”.
Madje drejtuesit e skuadrës angleze janë gati të përfshijnë në marrëveshje edhe sulmuesin Alvaro Morata, i cili nuk ka treguar gjithë potencialin në Londër, derisa në anën tjetër mund të jetë shumë i vlefshëm për skuadrën kuqezi.