Chelsea arrin marrëveshje me Felixin

09 janar 2023 | 17:51

Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale për të transferuar Joao Felix si huazim nga Atletico Madrid, raporton The Athletic.

“Blutë” e Londrës pritet të paguajnë rreth 10 milionë euro në llogarinë e Atletico Madridit për Felix.

Joao Felix ishte në “radarin” edhe të Manchester United dhe Arsenalit, por Chelsea në fund e ka fituar garën.

Felix ishte raportuar prej kohësh se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Atletico Madridi, Simeonen dhe që kërkonte largimin.

23-vjeçari është pjesë e Atletico Madridit nga vera e vitit 2019 kur u transferua nga Benfica.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bërë të ditur…