![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/auto_2018-01-10T214349Z_1649909452_RC1619744E00_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-CHE-ARS1515621114.jpg)
Chelsea – Arsenal, s’ka fitues në gjysmëfinalen e parë
10 janar 2018
| 23:02
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit nuk ka pas fitues.
Për 90 minuta lojë asnjëra prej ekipeve londineze nuk arriti të gjejë rrugën e golit, për të lënë kështu të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit, transmeton Koha.net.
Në këtë takim të plotë ishin Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, me këtë të fundit që u ndëshkua me të verdhë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 24 janar në Emirates.