Chelsea barazon ndaj Fulhamit
03 shkurt 2023
| 23:08
Pavarësisht përforcimeve, Chelsea nuk ia ka dalë sërish që të rikthehet te fitorja në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Graham Potter regjistroi barazimin e dytë radhazi sonte.
Chelsea kësaj radhe ndau pikët me Fulhamin, në kuadër të javës së 22-të. Ndeshja u zhvillua në “Stamford Bridge”, teksa u mbyll baras dhe pa gola.
Te vendasit debutoi përforcimi i fundit, Enzo Fernandez, i cili ishte titullar, bashkë me Mikhailo Mudryk.
“Blutë” e kishin posedimin e topit në shumicën e kohës, por regjistruan tri goditje në kuadratin e portës – për dallim prej mysafirëve, që regjistruan katër sosh.
Fulhami pas këtij barazimi ka 32 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Chelsea është në pozitën e nëntë me 30 pikë.