Chelsea befasohet nga Bournemouth
14 dhjetor 2019
| 18:24
Chelsea është mposhtur në ‘Stamford Bridge’, në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.
Chelsea është mposhtur nga Bournemouth, me rezultatin minimal 0:1.
‘Blutë’ e Londrës luajtën një ndeshje mjaft të mirë, por konkretizimi i golit mungoi për lojtarët e Frank Lampard.U nevojitën plot 84 minuta lojë që të shënohet goli i parë dhe i vetëm në këtë takim. Ishte Dan Gosling ai që gjeti golin që kishte vlerën e tri pikëve për Bournemouth.
Me këtë humbje, Chelsea mbetet në kuotën e 29 pikëve, në pozitën e katërt, kurse Bournemouth ngritët në 19 pikë, në pozitën 14-të.