Chelsea deklarohet për situatën në Ukrainë: Të gjithë në klub po luten për paqe
27 shkurt 2022
| 13:28
Chelsea është deklaruar në lidhje me situatën në Ukrainë.
Në deklaratën nga klubi londinez është thënë se “të gjithë po luten për paqe”.
“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë në Ukrainë. Të gjithë në klub po luten për paqe”, është thënë në deklaratë.
Deri pak kohë më parë “Blutë e Londres” ishin nën menaxhimin e miliarderit rus Roman Abramovich, i cili konsiderohet si njeri i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Autoritetet shtetërore ia kanë ndaluar hyrjen në Britani.
Abramovich të shtunën ka konfirmuar largimin nga drejtimi i klubit duke ia lënë në dorë menaxhimin Fondacionit bamirës të Chelseat.