Chelsea dëshiron rikthimin e Lukakut

09 prill 2021 | 22:04

As Timo Werner dhe as Kai Havertz nuk kanë mundur të përshtaten me futbollin anglez dhe lojën e Chelseat.

Blutë e Londrës do të hidhen sërish në merkato gjatë kësaj vere. Synimi kryesor do të jetë padyshim Erling Haaland, por për të mbërritur te norvegjezi është një mision i vështirë.

Chelsea së fundmi ka vendosur që të hidhet në sulm për Romelu Lukakun. Mediat angleze bëjnë me dije se klubi londinez ka gati ofertën e çmendur për Interin. Klubi nga “Stamford Bridge” ka gati 100 milionë euro për të bindur zikaltrit që të lirohen nga shërbimet e belgut.

Lukaku është prej dy vitesh pjesë e Interit, teksa u ble nga Manchester United për 74 milionë euro. Sulmuesi belg ka qenë pjesë e Chelsea-t deri në vitin 2014. Edhe City së fundmi ka shfaqur interes për bomberin belg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Forcat…