Chelsea dhe Barcelona, në garë De Ligtin

14 shkurt 2022 | 13:14

Chelsea dhe Barcelona janë futur në garë për futbollistin e Juventusit, Matthijs de Ligt. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Qendërmbrojtësi holandez duket se është i interesuar për të lëvizur nga Torino gjatë verës që vjen.

22 vjeçarit do t’i skadojë kontrata me “Bianconeri” në vitin 2024”. Por, Juve po e konsideron mundësinë e shitjes së lojtarit në fund të këtij sezoni. Në këtë drejtim po punon edhe menaxheri i ish-futbollistit të Ajaxit, Mino Raiola. Barcelona po planifikon t’i shpenzojë 75 milionë euro për De Ligtin, të cilin e sheh si pasardhës ideal të Gerard Piques.

Chelsea po ashtu po e përgatit një ofertë të majme për qendërmbrojtësin stabil. De Ligt mund ta zëvendësojë në Londër, Antonio Rudigerin, i cili mund të largohet nga kampioni aktual evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Cikalleshi ka realizuar një super gol ndaj Trabzonsporit. Sulmuesi…