Chelsea dhe Tottenham fitojnë me rezultat të njëjtë

11 mars 2023 | 18:20

Gola dhe emocione në ndeshjet e orës 16:00 në Premier League. Chelsea dhe Tottenham kanë arritur fitore të ngjashme 3-1.

Blutë e Londrës fituan pa shumë probleme në transfertë ndaj Leicesterit. Chilëell shënoi një super gol në fillimin e ndeshjes, por vendasit do të barazonin me Daka. Gjithsesi para pushimit Havertz riktheu ekipin e Potter në avantazh, ndërkohë që Kovacic vulosi gjithçka në pjesën e dytë.

Tottenham mori një sukses të thjeshtë ndaj Nottingham. Harry Kane me dopietë në pjesën e parë dhe një gol i Son në të dytën vendosën këtë duel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich merr një fitore të thjeshtë në shifrat 5-3…