Chelsea do të largojë 11 futbollistë, përfshi edhe Bojën
11 prill 2024
| 16:00
Chelsea pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në afatin kalimtar të verës, ku priten të largohen plotë 11 futbollistë, sipas mediave të njohura angleze, mes tyre edhe Armando Broja.
Sulmuesi kuqezi u largua gjatë janarit në formë huazimi pa asnjë obligim, te Fulham, por në verë Blutë e Londrës janë gati të heqin dorë përfundimisht prej tij. Broja mbetet një lojtar për të cilin interesohen ende shumë klube, një prej tyre është edhe West Ham.
Në verë ata mund të jenë destinacioni i duhur për sulmuesin shqiptar. Përcaktues në të ardhmen e Broja është dhe kërkesa e klubit të Chelseat, që me shumë mundësi do të jetë shumë më e ulët sa 50 milionë euro, që ishte në janar.