Chelsea do të nxjerrë në shitje 8 futbollistë

27 shkurt 2020 | 13:00

Chelsea pritet të bëjë revolucion gjatë afatit kalimtar të verës, duke i larguar nga klubi tetë futbollistë.

Trajneri Frank Lampard është duke punuar për ta ndryshuar rrënjësisht skuadrën e kaltër, prandaj e ardhmja e shumë futbollistëve aktualë të Chelseat është e pasigurt.

Në mesin e tyre edhe mesfushorët Jorginho, Ross Barkley dhe portieri Kepa Arrrizabalaga, të cilët mund të kërkojnë klub të ri gjatë verës. Thuhet se edhe Kurt Zouma, Willian dhe Pedro janë në mesin e lojtarëve që do të nxirren në shitje nga Chelsea në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Rita Ora, nuk i ka lënë vend…