Chelsea e dominon Liverpoolit, por ndeshja përfundon pa fitues

04 prill 2023 | 23:11

Chelsea vijon të vuajë mungesën e rezultateve pozitive, ndërsa e mbylli ndeshjen e prapambetur të raundit të tetë të Premier League, ku përballë kishte Liverpool, në barazim pa gola.

“Blutë e Londrës” ishin të pafat mbrëmjen e kësaj të marte, pasi gjeti rrugën drejt rrjetës dy herë dhe të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje në minutën e 26’ dhe për prekje të topit me dorë në minutën e 50’.

Chelsea, që këtë mbrëmje u drejtua nga Saltor, dominoi të gjithë takimin, por nuk ia doli ta mbyllte sfidën me tri pikë.

Pas këtij takimi Chelsea renditet në vend të 11-të me 39 pikë, teksa Liverpooli në vend të tetë me 43 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Znj. Shqipe Kastrati - Haziri, një profesioniste e shkëlqyer në…