Chelsea e fiton derbin e Londrës

21 dhjetor 2020 | 23:36

Chelsea është fituesi i derbit të Londrës ndaj West Ham. Skuadra e Frank Lampard arriti të fitojë me shifrat 3-0 me gol të Thiago Silva dhe dopietën e Tammy Abraham.

Ndeshja nisi me dëmtimin e Ben Chilwell në minutën e 10. Ndërkohë që ai dilte nga fusha, ishin zhvillimet e një goditje këndi. Emerson Palmieri u fut në vend të Chilwell dhe menjëherë pas kësaj u zhvillua goditja e këndit në favor të Chelsea.

Thago Silva e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë dhe tundi rrjetën me një goditje të fortë me kokë, duke gjetur golin e avantazhit për Chelsean dhe mbyllur pjesën e parë në avantazh për blutë e Londrës.

Në pjesën e dytë londinezët shënuan edhe dy gola të tjerë me Tammy Abraham. Sulmuesi arriti të shënojë një dopietë në minutat 78 dhe 80, duke vulosur triumfin me shifrat 3-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka reaguar pas vendimit të…