Chelsea e gatshme për rikthimin e Hazardit 

03 nëntor 2021 | 17:01

Skuadra e Chelseat është e gatshme që ta rikthejë Eden Hazardin në ekip. Klubi anglez i ndanë rrugët me yllin belg në vitin 2019, me këtë të fundit që kaloi te Real Madridi.

Hazardi pritet të largohet nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni dhe rikthimi i tij në “Stamford Bridge” është i mundur. Chelsea i ka hapur derën e rikthimit ish-lojtarit të vet më të mirë, duke i bërë me dije se ende ka ndjesinë e mirë për të.

Hazardi i arkëtoi skuadrës londineze në vitin 2019 plot 150 milionë euro nga kalimi te Real Madridi, derisa ishte larguar edhe me trofeun e Ligës së Evropës. Andaj, Chelsea mund ta sigurojë kartonin e belgut tani në shifrën e 40 milionë eurove dhe operacioni mund të realizohet edhe me huazim me të drejtë blerje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës U21, Michael Nees e ka…