Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos
Chelsea mund të vendosë për ndërprerjen e bashkëpunimit me Mauricio Pochettinon në fund të sezonit, në rast se performancat e tyre nuk përmirësohen në vazhdim.
“Blutë e Londrës” raportohet se do të bëjnë një lëvizje për Massimiliano Allegrin në fund të këtij edicioni në rast se italiani vendos të largohet nga Juventusi.
Pochettino po përballet me një presion të lart në “Stamford Bridge”, për shkak se argjentinasi nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga ekipi që ka në dispozicion.
“Blutë e Londrës” kishin shfaqur shenja përmirësimi gjatë javëve të fundit me paraqitjet e tyre ndaj Tottenhamit dhe Manchester Cityt, duke treguar se ata kanë një kalibër lojtarësh që mund të luftojnë kokë më kokë me ekipet më të mira të Ligës Premier.
Sidoqoftë, humbja me rezultat të thellë 4-1 ndaj Newcastle e shfaqi versionin më të keq të ekipit.
Të besuarit e Pochettinos nuk kishin fuqi për të reaguar ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të Neëcastle dhe hasën në vështirësi për të krijuar raste shënimi.
Kjo humbje e lë Chelsean në pozitën e dhjetë në Ligën Premier dhe ata duhet që urgjentisht t’i rikthehen rezultateve pozitive në rast se dëshirojnë kualifikimin në garat evropiane.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, “Blutë e Londrës” do të konsiderojnë një lëvizje për Allegrin gjatë verës në rast se vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Pochettinon.
Trajneri i Juventusit është duke konsideruar largimin nga Serie A në fund të këtij sezoni, në kërkim të sfidave të reja në karrierë.