Chelsea e pakënaqur me Higuainin, kërkon Icardin

20 shkurt 2019 | 15:32

Pas largimit të Diego Costës nga Chelsea, skuadra blu nuk po gjen dot një sulmues, i cili do të sjellë një qëndrueshmëri në të shënuar.

Morata nuk e plotësoj kurrë këtë hapësirë dhe u largua drejt Atleticos, në vend të tij erdhi Higuain si një dëshirë e Sarrit, por as ai nuk po bind dhe në fund të sezonit pritet të largohet.

Sipas tabloideve britanike, Chelsea është duke vëzhguar me shumë kujdes situatën e Icardit me Interit dhe ka nisur punë për ta blerë argjentinasin dhe për ta bërë liderin e sulmit. Gjasat shtohen pasi me shumë mundësi drejtimin e skuadrës në verë do ta marrë Zidan dhe ai e pëlqen lojtarin.

Mbetet të shohim se sa të vërteta janë këto lajme, pasi sezoni është ende në gjysmën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Sevda çok, takat jok: Frederika…