
Chelsea eliminon Cityn dhe kalon në finalen e FA Cup
17 prill 2021
| 22:08
Chelsea është finalisti i parë i këtij sezoni në Fa Cup. Blutë e Londrës zhvilluan një ndeshje thuajse perfekte ndaj Manchester Cityit, duke fituar minimalisht 1-0, por pa i dhënë shumë shanse kundërshtarëve.
Goli i vetëm u shënua në fillimin e pjesës së dytë. Timo Werner me një kundërsulm të shpejt në minutën e 55-të, gjen Ziyech, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.
City e pati shumë të vështirë reagimin, ndërkohë që skuadra e Tuchel kundërsulmonte shumë rrezikshëm. Ky ishte një test mjaft i mirë për Chelsean, që po kalon një moment fantastik.