Chelsea fitoi derbin ndaj Tottenhamit

22 dhjetor 2019 | 19:40

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 ndaj Tottenham në “White Hart Lane” ndaj Tottenham duke fituar një betejë të rëndësishme në luftën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Të besuarit e Frank Lampard kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë, ku ka shënuar dy golat.

Ishte braziliani Willian ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 12’ të takimit. Pas një gabimi të portierit Gazzaniga, i cili shkaktoi një faull të çuditshëm brenda zonës, Willian ka dyfishuar shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pushimit Tottenham hidhet në sulm, por i kuqi i Heung-Min Son i ka prerë krahët ekipit të Mourinhos. Në minutat e mbetura sfida mbeti e tensionuar dhe ritmi qëndroi i lartë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp ka folur pas shpalljes së Liverpoolit kampion bote…