
Chelsea fiton derbin e Premier Ligës
04 mars 2021
| 23:26
Chelsea ka mposhtur skuadrën e Liverpool me rezultatin 1-0 dhe ka marrë tre pikë me mjaft vlera. Gjithçka u vendos në fundin e pjesës së parë, nga Mason Mount.
Kjo ndeshje ka prodhuar edhe polemika, pasi VAR anuloi një gol të shënuar nga gjermani Timo Werner për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi në fundin e pjesës së parë Chelsea e zhbllokoi rezultatin me Mason Mount, i cili realizoi një gol mjaft të bukur dhe i dha tre pikët londinezëve.