Chelsea fiton ndaj Fulhamit
Skuadra e Chelseat e ka mposhtur Fulhamin (1-2). Ndeshja nisi shumë mirë për “Blutë” e Londrës, pasi Gonzalo Higuain i dha avantazhin në minutën e njëzetë të takimit.
Megjithatë, Fulhami nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftojë që të mos dalë pa pikë. Mbrojtësi Chambers barazoi shifrat në minutën e 27-të të takimit. Ky gol bëri të mendohej se ndeshja mund të fitohej nga të dyja skuadrat, por Chelsa vendosi diktatin në fushë dhe krijoi shumë raste të rrezikshme.
Nuk do të vononte goli i dytë për mysafirët, që u shënua nga një lojtar që pritej shumë. Braziliani Jorginho gjeti golin e parë me fanellën e Chelseat, pavarësisht se ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, të gjitha si titullar. Më në fund, lojtari me pasaportë italiane gjeti golin dhe kjo rrjetë e tij, rezultoi shumë e rëndësishme, pasi i dha triumfin të besuarve të Maurizo Sarrit.