Chelsea gabon ndaj Southamptonit

20 shkurt 2021 | 15:39

Chelsea i jep fund ecurisë së fitoreve, teksa sot nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Southampton në transfertë. Skuadra londineze edhe pse dominoi në pjesën e parë, do ta mbyllte në disavantazh.

Në minutën e 33-të, Minamino përfiton mjaft mirë nga një kundërsulm duke realizuar me një qetësi fantastike në portën e “bluve”. Reagimi i Chelseat do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Mason Mout do të tregohej i saktë nga pika e bardhë.

Në minutat e mbetura skuadra e Tuchel kërkoi me ngulm golin, por që nuk do të vinte. Chelsea mban vendin e katërt me 43 pikë pas 25 javësh, ndërkohë që Southampton gjendet e 13-ta me 30 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  në raportin 24…