Chelsea gabon në Rusi, Juve rrëmben vendin e parë

08 dhjetor 2021 | 21:12

Ndeshja e fundit e grupeve midis Zenit dhe Chelseat ka qenë një spektakël i vërtetë.

Në minutën e dytë ishte Chelsea me anë të Werner që zhbllokoi rezultatin. Situata po shkonte shumë mirë për miqtë kur befasohen me dy gola të shpejtë nga rusët me anë të Claudinho dhe Azmoun duke mbyllur pjesën e parë në rezultatin 2-1 për Zenit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të Romelu Lukaku ka barazuar shifrat në 2-2. Ndeshja ka qenë me plotë raste nga të dyja ekipet, por në minutën e 85-të gjermani Werner përmbys rezultatin në 2-3.

Chelsea mendoi se arriti fitoren e rëndësishme për të dalë i pari i grupit por befasia vjen në minutën e 94-të ku Erokhin barazon rezultatin në 3-3. Juventus del në krye të grupit pas këtij barazimi të anglezëve.

Juventus ka fituar 1-0 me golin e Kean ndaj Malmos në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Bardhezinjtë e mbyllin Grupin e H në vendin e parë me 15 pikë.

Ndërkohë, Chelsea barazoi 3-3 ndaj Zenit duke u renditur në vendin e 2 me 13 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji i propozuar nga qeveria për Këshillin Prokurorial të Kosovës,…