Chelsea, gati 100 milionë euro për Lukakun
31 maj 2021
| 15:50
Sulmuesi Romelu Lukaku ishte lojtari kryesori i Interit në dy vjetët e fundit, derisa golat e tij ishin vendimtarë në rrugën drejt titull të 19 në histori.
Forma e mirë e sulmuesit belg ka bërë që ish-skuadra e tij, Chelsea, t’i futet garës për ta transferuar në afatin kalimtar të verës. Mediat në ishull raportojnë se kampionët e rinj të Evropës në krye me Roman Abramovich janë gati të ofrojnë 100 milionë euro në mënyrë që të bindin Interin ta lë të lirë yllin e saj.
28-vjeçari ka luajtur dhjetë ndeshje për Chelsean, derisa nuk ka shënuar asnjë gol. Ai ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Evertonin, WBA-në dhe Anderlechtin.
/Epoka e re/