Chelsea, gati 90 milionë euro për rikthimin e Lukakut

29 prill 2021 | 13:34

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku kërkohet që një kohë të gjatë nga Manchester City, kurse tash garës për sulmuesin shtatlartë i ka hyrë edhe Chelsea.

“The Sun” raporton se klubi londinez është gati të shpenzojë 90 milion euro për belgun, i cili po shkëlqen në Itali. Chelsea ka dalë jashtë garës për Haaland dhe ka piketuar Lukakun si qendërsulmuesin e ardhshëm.

27-vjeçari cilësohet si lojtari perfekt për skemat e trajnerit Thomas Tuchel. Lukaku shënon rregullisht, por bën edhe një punë të madhe për skuadrën. Tani pritet përgjigja e klubit italian.

“Zikaltrit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga bomberi, por milionat e ofruar nga Anglia tundojnë. Nëse palët arrijnë marrëveshjen mes tyre, Lukaku do të rikthehej pas plot shtatë viteve te Chelsea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët bullgarë thanë se po mbledhin prova rreth përfshirjes së…