Chelsea gjen në Spanjë pasardhësin e Contes
05 janar 2018
| 21:03
E ardhmja e trajnerit italian, Antonio Conte te kampioni i Premier Ligës mbetet ende në dyshim.
Conte me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea në përfundim të stinorit. Por pronari i klubit londinez, Roman Abramovich, ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e italianit.
Bëhet fjalë për Diego Simeonen i cili sipas medieve në Angli, mbetet objektiv i parë për të marrë drejtimin e Bluve. Argjentinasi pritet t’i jap lamtumirën Atleticos në përfundim të këtij sezonit dhe të nisë një aventurë të re në një kampionat tjetër, transmeton kp.
Sipas “Times”, drejtuesit e Chelseat nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë Conten, pasi synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndërprerjen me konsensus të kontratës, e më pas të nisin bisedimet me Simeonen.