Chelsea huazon Bakayokon te Milani

22 gusht 2021 | 15:49

Tiemoue Bakayoko do të rikthehet te Milani. Kuqezinjtë ishin në kërkim të një mesfushori qendre dhe tashmë e kanë kryer operacionin e radhës në merkato.

Bakayoko ka pranuar të ulë pagën, vetëm që të rikthehet te Milani ku ka luajtur para dy sezonesh. Vjet mesfushori ishte i huazuar te Napoli, po në Serie A.

Milani ka rënë dakord me Chelsea për huazimin më të drejtë blerjeje të Bakayoko dhe tashmë kanë mbetur të caktohet vetëm shifrat për këtë lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur të dielën…