
Chelsea huazon Brojën në Vittese
18 gusht 2020
| 16:07
Armando Broja ishte një nga zbulimet e Chelseat. Sulmuesi shqiptar bëri debutimin në Premierë Ligë si dhe mori pjesë në Kupën e Anglisë.
Broja shpërtheu tek akademia e Chelseat duke zgjuar kështu interesimin e trajnerit Frenk Lampard për ta grumbulluar disa herë me skuadrën e parë. Por me blerjet e reja, sidomos në fazën ofensive, nuk ka vend për momentin për Brojën te Chelsea.
Por Lampard nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin shqiptar pasi e cilëson lojtar me perspektivë, ndaj dhe ka vendosur ta huazojë te Vitesse në kampionatin holandez. Kujtojmë që Vitesse është klubi simotër i Chelseat pasi ka të njëjtin pronar, Roman Abramovich.