Chelsea i dëshiron Gnabryn dhe Leaon
Chelsea është mjaft aktive në merkaton e transferimeve. Serge Gnabry dhe Rafael Leao janë dy emra që janë në listën e trajnerit Tuchel si përforcime për sezonin e ri.
Kontrata e 26-vjeçarit skadon verën e ardhshme, ndërsa ende nuk ka rinovuar kontratën e re. Sulmuesi nuk ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe situata e tij po bëhet tepër serioze.
Gnabry është i aftë për të luajtur në të dy krahët e sulmit dhe “Blutë e Londrës” do ta mirëprisnin me krah hapur transferimin e tij në “Stamford Bridge”.
Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe portugezi i Milanit. Klubi Italian për ta lënë të lirë 23-vjeçarin dëshiron një shumë prej 100 milionë paund pas një sezoni fantastik të zhvilluar prej tij.
Chelsea ka siguruar nënshkrimin e Raheem Sterling nga Manchester City në merkaton verore, por skuadra londineze kërkon përforcime të tjera.