Chelsea i kërkon Evertonit kompensim për të rikthyer Brojën
Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka kërkuar nga Evertoni kompensim nëse duan ta ndërpresin huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Sipas “The Guardian”, Chelsea i ka kërkuar Evertonit kompensim për të rikthyer sulmuesin shqiptar nga huazimi i tij. Së fundmi Broja ka pësuar një dëmtim që do ta mungojë për rreth tre muaj. Si rezultat, Everton dëshiron të shkurtojë huazimin dhe ta kthejë lojtarin te Chelsea.
Toffees kanë përdorur tashmë të katër vendet e disponueshme të huazimit të tyre dhe po kërkojnë të lirojnë hapësirë për të nënshkruar me një tjetër sulmues në huazim.
Megjithatë, Chelsea po kërkon dëmshpërblim përpara se të lejojë kthimin e Brojës në “Stamford Bridge”.
Broja ka luajtur gjashtë ndeshje për Everton këtë sezon pa shënuar asnjë gol apo asistim.