Chelsea i rikthehet fitoreve
04 mars 2023
| 18:26
Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore (tri barazimeve e dy humbjeve), Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Graham Potter shënoi sot fitore minimale ndaj Leeds United, në kuadër të javës së 26-të. Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Blutë” e shënoi Wesley Fofana, në minutën e 53-të. Chelsea pas kësaj fitore ka 34 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.
Leeds United ndodhet në pozitën e 17-të me 22 pikë.