Chelsea interesohet për Aubameyangun

24 prill 2020 | 20:40

Chelsea ka shtuar edhe një emër në listën e dëshirave për merkaton e verës.

ESPN’ raporton se Chelsea janë duke monitoruar situatën e Pierre-Emerick Aubameyang me Arsenal, duke shikuar për një lëvizje të mundshme gjatë verës. Dëshira primare e ‘Bluve’ është Moussa Dembele i Olympique Lyon, por Aubameyang po shihet si alternativë në rast dështimi.

Tek Arsenal në anën tjetër, shpresojnë që sulmuesi nga Gaboni do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë të sigurojë shërbimet e Dembele, ose alternativës Aubameyang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Kupës së Gjermanisë në futboll është shtyrë pa…