Chelsea interesohet për Zhegrovën

04 shtator 2024 | 11:03

Edon Zhegrova mund të transferohet në Premier Ligë, pasi Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit kosovar në afatin kalimtar të ardhshëm, raporton “Fichajes”. Zhegrova është pjesë e Lille nga viti 2022, kurse ka luajtur edhe për Genk dhe Basel.

Futbollisti “dardan” ka bërë përparim të dukshëm si lojtar dhe është një nga talentet që ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane. Në ndeshjen e fundit të kampionatit francez, Zhegrova shënoi gol në ndeshjen që Lille e humbi nga PSG-ja (2-1).

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë kandidatët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet…