Chelsea ka gjashtë opsione për postin e trajnerit

03 prill 2023 | 12:48

Chelsea e ka shkarkuar të dielën Graham Potterin, derisa tani është në kërkim të një trajneri të ri. Mediet në ishull raportojnë se në opsion të Chelseat janë gjashtë trajnerë. Bëhet fjalë për trajnerë të dëshmuar.

I pari në listë është Julian Nagelsmann, i cili vetëm pak ditë më parë është shkarkuar befasisht nga Bayern Munchen.

Një tjetër emër është ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, por francezi është i lidhur edhe më skuadrën e PSG-së. Opsione tjera janë Luis Enrique, Mauricio Pochettino, Antonio Conte dhe Hansi Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shakiara është larguar nga qyteti i Barcelonës, në të cilin…