Chelsea kërkon 35 milionë paunda për Brojën

25 qershor 2024 | 15:30

Armando Broja ishte një prej yjeve që pritej shumë në “Euro 2024”, por Shqipëria u eliminua që në fazën e grupeve dhe ai u aktivizua si titullar vetëm në ndeshjen e parë me Italinë.

Menjëherë pas humbjes me Spanjën, Chelsea i ka vendosur Brojës çmimin 35 milionë paund. Për gjigantin kuqezi interesohen klube jo vetëm nga Premier Ligë, por edhe nga Bundesliga e Serie A.

Everton dorëzoi një ofertë zyrtare prej 30 milionë paundësh pak ditë më parë dhe tashmë diferenca duket e vogël e për këtë arsye mund të themi se aventura e Brojës me “Blutë e Londrës” mund të ketë përfunduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka…