Chelsea kërkon 55 milionë euro për Moratan

30 qershor 2019 | 12:06

Atletico Madrid duhet të aktivizojë opsionin për blerjen e kartonit të sulmuesit, Alvaro Morata përndryshe ai do të kthehet në “Stamford Bridge”, një kusht ky që nuk pritej aspak nga drejtuesit e “Los Colchoneros”.

Sipas asaj që publikohet te ‘Telegraph’, Blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë lëshim dhe i kërkuan Atleticos që të paguajnë menjëherë 55 milionë euro që është klauzola e kontratës së futbollistit edhe pse në merkaton e janarit ai u transferua te Atletico për 18 muaj.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Atletico mund të paguajë këtë klauzolë në fund të sezonit 2019/2020, por anglezët mund të kërkojnë që të paguhen për Moratën më shpejt.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është duke mbajtur sot…