Chelsea kualifikohet në finale të ‘EFL Cup’
12 janar 2022
| 23:03
Chelsea ka siguruar finalen e “EFL Cup” pasi triumfoi në dy takime ndaj Tottenhamit.
“Blutë” e Londrës që fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-0, triumfuan në udhëtim me rezultat 0-1.
Ishte qendërmbrojtësi Antonio Rudiger që realizoi një eurogol pas një asistimi të Mount, që doli vendimtar në këtë gol (18′).
Kjo ndeshje ishte e pafat për vendasit, që iu anuluan dy penallti nga VAR-i, derisa u anulua edhe goli i Harry Kane.
Në rast që do pranoheshin këto penallti dhe goli, atëherë ndeshja me shumë gjasa do ishte në vazhdime.
Sidoqoftë, Chelsea tani në finale do e mirëpres fituesin e përballjes Liverpool-Arsenal.