Chelsea mbyll nënshkrimin e tretë për këtë merkato
31 korrik 2022
| 13:22
Pas sigurimit të nënshkrimeve të Koulibaly dhe Raheem Sterling, Chelsea ka arritur një marrëveshje me Chicago Fire për transferimin e Gabriel Slonina në Londër.
Sipas Fabrizio Romanos, amerikani do të kryejë sot testet mjekësore te “Blutë e Londrës”.
Ndërsa kur të përfundojë sezoni me Chicagon, do t’i bashkohet Chelseat më 1 janar.
Real Madridi dhe Bayern Munich ishin të interesuar për të, por në fund lojtari 18-vjeçar ka vendosur për skuadrën londineze.