Chelsea mendon rikthimin e Contes 

02 maj 2024 | 16:16

Chelsea është skuadra e fundit që ka shfaqu inrteresim për trajnerin Antonio Conte, raporton “La Repubblica”. Pronari i Bluve të Londrës, Todd Boehly e sheh Conten si njeriun e duhur për të rikthyer në shina Chelsean.

Ndryshe nga çdo skuadër tjetër në Serie A, Chelsea është gati ta “vesh me ar” teknikun italian, janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike.

Napoli është ekipi që po insiston më shumë për Conten, por ish trajneri i Inter dhe Juve nuk i ka kthyer ende një përgjigje të prerë presidentit De Laurentiis. Napoli është e vetmja skuadër për momentin që mund t’i ofrojë Contes një kontratë të mirë financiare, sigurisht jo në kuotat që ai pretendon, 8 milionë euro në sezon.

Conte për momentin mbetet në pritje, pasi janë të shumta klubet që kërkojnë një trajner të ri. Londinezët me sa duket e kanë bërë lëvizjen e parë, në pritje për të kuptuar se çfarë dëshiron Conte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të deputetes britanike Alicia Kearns, në Dhomën e…